Home Lajme Familja Gigolli falë gjakun e të birit 5 vjeçar në ditën e varrimit (FOTO)

Familja Gigolli falë gjakun e të birit 5 vjeçar në ditën e varrimit (FOTO)

by rks2008

Familja Gigolli e cila humbi djalin e hastretit, sot në ditën e varrimit ka falur gjakun e djalit 5 vjecar, shkruan RepublikaOnline.net

Mendim Gigolli, humbi jetën pasi u godit nga një veturë me shpejtësi të madhe në fshatin Lugishtë të Hasit, të cilën e voziste një i mitur.

“11.10.202

Akti i sotëm i pajtimit të dy familjeve pas ceremonisë së varrimit të voglushit që humbi jetën aksidentalisht dje në fshatin Lugishtë e Hasit, tregon vlerat e larta morale e kombëtare si dhe humanizmin e familjes #Gigollaj që humbën një lule-engjull tashmë të Xhennetit (besoj me shpirt që i madhi Zot e ka bërë nga engjujt e Xhennetit) dhe shpirtin pajtues të popullit Shqiptar, në veçanti atij Hasjanë!

Vadet Gigollaj Nusret N Gigollaj me vllazni dhe familje ,do të jeni shembull për të mirë në mbarë krahinën tonë dhe më gjërë!

Zoti ju dhashtë të mira nga tani e tutje në familjen tuaj! F.k

#Hasiofficial2020″, shkruhet në faqën Hasi official në Facebook./RepublikaOnline.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment