Home e zeze Vdes veterani i UÇK-së

Vdes veterani i UÇK-së

by rks2008

Në moshën 79 vjeçare ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Ali Tafë Zymberi, nga Likoci i komunës së Skënderajt.

I ndjeri ishte njëri prej teknikve të parë të radiologjisë (rengenit) në Spitalin e Drenasit. Gjithmonë i gatshëm për t’u ndihmuar banorëve të Drenicës. Shërbimin e rengenit Zymberi nuk e ndali as pas fillimit të luftës.

Me t’u formuar Spitali i UÇK-së në Likoc të Skenderajt, Zymberi barti të gjithë aparaturën e rëntgenit, me qëllimin e vetëm që t’u dalë në ndihmë ushtarëve të UÇK-së. Këtë detyrë e ushtroi deri në përfundimin e luftës në Kosovë.

Pas luftës rifilloi punën në Spitalin e Drenasit, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit të tij.

Zymberi është varrosur në varezat e fshatit në Likoc.

0 comment

You may also like

Leave a Comment