Home Lajme Si ja doli/ Kjo është gruaja kosovare që ka rritur 10 fëmijë: Me ndihmën e zotit i nxorra në dritë (VIDEO)

Si ja doli/ Kjo është gruaja kosovare që ka rritur 10 fëmijë: Me ndihmën e zotit i nxorra në dritë (VIDEO)

by rks2008

Ndonëse është e rrallë të shohim ditët e sotme një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi me të sajën.

Ajkuna është nënë e 10 fëmijëve, 9 vajzave dhe 1 djali. Ajo së bashku me familjen e bashkuar ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype”

Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është aspak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë. Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e secilit prej fëmijëve i mban të shënuar në një bllok. Veç se një nënë shumë e mirë dhe amvise me kohë të plotë, Ajkuna së fundmi ka filluar të aplikojë një art thuajse unik. Ajo bën skulptura të ndryshme me dyllin e bletëve.

“Kisha ëndërruar katër fëmijë, 2 vajza e dy djem. Kam pasur vështirësi, 9 vajza kanë shumë kërkesa, secila ka qejf ato gjërat e veta. Por ia kam dalë. Ditëlindjet ua mbaj shënim në një bllok. Duhet të kesh shumë fuqi sepse kërkojnë angazhim të madh. Më kanë ndihmuar dhe vajzat më pas, tre të mëdhatë, kur më kanë lindur binjakët. Shumë e vështirë të rrisësh fëmijë binjakë. Nuk u gëzova aq shumë kur mora vesh që i kisha binjakë”, tha ajo.

0 comment

You may also like

Leave a Comment