Home Lajme Një person i vdekur dhe pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person i vdekur dhe pesë të lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

by rks2008

Të martën rreth orës 22:30 në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën që lidh Suharekën me Prizrenin ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë tri vetura me ç’rast bëhet e ditur se një person ka humbur jetën.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 06.10.2020 rreth orës 22:30 ne Autostraden “Ibrahim Rugova” ne Km 21, drejtimi, Suharekë-Prizren, është shkaktuar nje aksident trafiku me fatalitet ku janë perfshirë tri automjeteve” ka thënë Hoxha.

“Ne vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Raportohet se pesë persona te lenduar kane marre ndihme mjeksore ne Prizren, ndërsa një person femër raportohet se ka humbur jetën. Njesitet kompetente kanë kryer procedurat e vendshiqimit për të hetuar edhe shkaktarin e aksidentit” ka thënë ai.

Gjithashtu Hoxha ka apeluar tek drejtuesit që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe drejtimin e automjetit ta pershtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëritën.

Policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr veprime ligjore ndaj të gjithë atyrë që bien në kundërshtim me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë ne rrugë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment