Home Lajme Prokurori që çoi në burg Enver Sekiraqën, ndjek ish-eprorin e UÇK-së

Prokurori që çoi në burg Enver Sekiraqën, ndjek ish-eprorin e UÇK-së

by rks2008

Një prokuror britanik me përvojë disa vjeçare në sistemin e drejtësisë së Kosovës, tashmë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka përpiluar aktakuzën që ngarkon për k rime l ufte Salih Mustafën, ish-eprorin e UÇK-së.

Andrew Carney, ish-prokurori i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EUEX), ka dhënë sot detaje për aktakuzën e ngritur ndaj Mustafës në një konferencë të Gjykatës Speciale.

Prokurori Carney, të hënën tha se Prokruroria e Specializuar do të mbështetet në pesë dëshmitarë dhe një libër në procesin gjyqësor ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në këtë fazë mbështetet në 5 dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar dhe ka ndërmend që të mbështetet në këta 5 dëshmitarë edhe gjatë gjykimit”, ka thënë Carney.

Ai ka shtuar se parashikojnë që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe 11 të tjerë në vazhdim të procesit ndaj Mustafës.

Andrew Carney është ish-prokuror i EULEX-it, i cili ndoqi penalisht Enver Sekiraqën, udhëheqësin e një grupit të dyshuar k riminal.

Në vitin 2013, Carney përpiloi aktakuzën ndaj Sekiraqës, sipas të cilës gangsteri prishtinas akuzohej për shtytje në v rasjen e ish-policit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Riza.

Përgjatë seancave gjyqësore, Carney u tall në gjykatë nga Sekiraqa, i cili në formë të përsëritur e etiketonte prokurorin britanik si “prokuror politik”. Por Carney bindi Gjykatën se Sekiraqa ishte personi kryesor në v rasjen e Rizës.

Në shtator të vitit 2019, Sekiraqa u d ënua me 30 vjet burgim.

Ai u d ënua për nxitjen e Arben Berishës në v rasjen e Triumf Rizës. Berisha një proces të ndarë gjyqësor është d ënuar me 30 vjet burg. /Insajderi.org

0 comment

You may also like

Leave a Comment