Home Lajme Në ETC lëshohet muzikë serbe, konsumatori e incizon (VIDEO)

Në ETC lëshohet muzikë serbe, konsumatori e incizon (VIDEO)

by rks2008

Një video ka filluar të shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale. Në të shihet se si në qëndren tregtare ETC dëgjohet muzikë serbe.

Një konsumator i cili në ato momente ishte brenda ETC-së e ka incizuar këta tinguj të muzikës.

Video ka filluar të shpërndahet shumë në Facebook.

S’është hera e parë që skandale të ndryshme ndodhin në këtë market.

Kjo nuk ka mbetur pa u kritikuar edhe nga qytetarët të cilët nuk e kan pritur aspak mirë.

ETC e Ramiz Kelmendit më parë njihej si importuesi më i madh i produkteve serbe në Kosovë, madje pas vendosjes së taksës, Kelmendi e kishte kundërshtuar dhe shpesh ishte shprehur se taksa duhet të hiqej.

0 comment

You may also like

Leave a Comment