Home Kosovë Dimri po vjen, nga kjo ditë do të bie borë në Kosovë

Dimri po vjen, nga kjo ditë do të bie borë në Kosovë

by rks2008

Prishtina Weather ka paralajmëruar se mund të ketë reshje bore në viset malore mbi 2000 metra gjatë kësaj jave, raporton Express.

“Gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryjë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë”, thuhet në njoftim.

6.10.2020 – Fronti i ftohtë që kaloi mbi vend mëngjesin e sotëm, solli të reshura shiu dhe një rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare. Ditën e mërkurë një ciklon nga Italia parashihet të lëvizë mbi rajonin tonë, që orëve të pasdites dhe natën kushtëzon mot kryesisht të vranët me të reshura shiu.

Ky ciklon sjell me vete edhe masa më të ftohta ajrore, ku gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashihet të fryjë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë.

7.10.2020 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Kryesisht vranët, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje herë herë me shi. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 21C, e në vise malore 7C deri 15C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 3.

8.10.2020 – Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vranësira, më ftohtë dhe me erë. Vende-vende me reshje të dobëta shiu. Në vise të larta malore mbi 2000m, mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 17C, e në vise malore 4C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu verior 4-13m/s, e përreth rajonit të Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Indeksi UV: 2. /GazetaExpress/

0 comment

You may also like

Leave a Comment