Home Lajme Kosova në skamje, Avdullah Hoti paguan 700 euro për mengjese në hotelin superluksoz në Uashington (DOKUMENT)

Kosova në skamje, Avdullah Hoti paguan 700 euro për mengjese në hotelin superluksoz në Uashington (DOKUMENT)

by rks2008

Avdullah Hoti nuk ushqehet vetëm me sandviç, ashtu siç tha ditë më parë para mediave kur komentoi deklarimet e zëvendësit të tij në qeveri, Driton Selmanaj. Ky i fundit tha se kryeministri kosovar e merr bukën me vete, e ushqimi i preferuar është sandviçi. Por, tjetër ushqim konsumoi sa ishte në një vizitë jashtë shtetit.

Shefi i qeverisë kosovare, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi gjashtë ditë, harxhoi 8 mijë e 363 dollarë.

KALLXO.com ka siguruar qasje në faturat e shpenzimeve të kabinetit qeveritar, i cili udhëtoi drejtë Shtëpisë së Bardhë, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Nga data 31 gusht deri më 5 shtator, i vetëm, kryeministri Hoti harxhoi afër 8,400 dollar, nga to 693 ishin mëditje.

Delegacioni i Kosovës, i cili u përbe nga i pari i qeverisë, Avdullah Hoti, dy zëvëndësit e tij, Albulena Balaj e Driton Selmanaj, ministrat, Selim Selimi, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Arban Abrashi. Ndërsa, Koordinatori Shtetëor për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ndërsa pjesë e delegacionit ishte edhe shefja e kabinetit të Hotit, Ardita Dushi.

Delegacioni i Kosovës u akomodua në Hotelin e njohur në ShBA, “Willard Intercontinental”, i cili nuk është larg edhe vendit, ku Kosova nënshkroi një ujdi me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Për akomodim, Avdullah Hoti harxhoi 3 mijë e 282 dollarë e 55 cent. Ndërsa, shpenzimet e tjera, dreka taksi e të tjera, u harxhuan edhe 2 mijë e 246 dollarë.

Për bileta të avionit, Hoti harxhoi edhe 2 mijë e 141 dollarë të tjera. Shuma totale e harxhimeve të Avdullah Hotit në ShBA kapë vlerën e 8 mijë e 363 dollarë e 44 cent.

Në faturën e hotelit, e cila mban emrin e kryeministrit Avdullah Hoti, janë përshkruar edhe çmimet.

Një dhomë, për një natë, ka kushtuar 540 dollarë. Për pesë netë, një dhomë kushtoi 2 mijë e 700 dollarë.

Mëngjeset në hotelin e famshëm amerikan, e të cilat faturuar në emër të kryeministrit Avdullah Hoti kapin shumën e 815.59 dollarë.

E në euro, fatura totale në hotel, llogaritet 3 mijë e 282 euro e 55 cent.

KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimet e parasë publike ndërsa në ditët në vazhdim to të publikoj edhe shpenzimet e gjithë ekipit i cili udhëtoi drejtë Shtëpisë së Bardhë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment