Home Uncategorized Pamje si në filma, Policia në ndjekje të një personi në qendër të Prishtinës (Video)

Pamje si në filma, Policia në ndjekje të një personi në qendër të Prishtinës (Video)

by rks2008

Një skenë tipike për filma është parë para një ore në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes dhe kanë treguar se nga një furgon i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë zbritur disa zyrtarë policorë të cilët ndahen në dy grupe bashkë me disa policë të tjerë dhe fillojnë të vrapojnë në ndjekje të një personi të dyshuar.

Të njëjtit sinjalizues bëjnë të ditur se policia e kërkonte një person, për të cilin kishte marrë informacion se ndodhet në atë pjesë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë informacione.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet.

0 comment

You may also like

Leave a Comment