Home Lajme LAJM I FUNDIT: “Tërmeti i radhës”, ja kush e paralajmëron arrestimin e Thaçit, Veselit, Halitit, Krasniqit, Selimit, Haradinajt…

LAJM I FUNDIT: “Tërmeti i radhës”, ja kush e paralajmëron arrestimin e Thaçit, Veselit, Halitit, Krasniqit, Selimit, Haradinajt…

by rks2008

Para disa ditëve në Kosovë, është arrestuar personi i parë nga Gjykata Speciale.

Përmes një komunikate për media, Specialja ka njoftuar për arrestimin e Sali Mustafës.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur. Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

E lidhur me këtë arrestim, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti.

“Arrestimi i Sali Mustafës është fillimi i fundit i komandantëve të gjallë, të cilët nga sot më nuk mund të bëjnë gjumë rehat. Ky është fillimi i një Vjeshte nga e cila s’do bien vetëm gjethet, por edhe komandantët”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ai ka paralajmëruar edhe arrestime të tjera në Kosovë, duke treguar edhe me emra ata, që sipas tij do të arrestohen.

“Arrestimi i Sali Mustafës është impuls i Gjykatës Speciale i reagimit të qytetarëve, dhe prelud për arrestimin e “të mëdhenjve” duke përfshirë këtu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt etj”, thekson Mehmeti.

Për fund, Mehmeti ka thënë se për shkak të këtyre zhvillimeve, PDK do të futet në qeveri.

“Skena politike do të ndryshoj, do jetë PDK ajo që dëmtohet më së shumti, e cila për të ruajtur elektoratin do kërkoj me çdo kusht të futet në qeveri . Me futjen në qeveri PDK do mund të fut militantët e saj në punë, për të ruajtur kështu ikjen e simpatizantëve të saj”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

0 comment

You may also like

Leave a Comment