Home Lajme Këta janë pronarët e bizneseve të arrestuar për mish të kontrabanduar (EMRAT)

Këta janë pronarët e bizneseve të arrestuar për mish të kontrabanduar (EMRAT)

by rks2008

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht listën e pronarëve të arrestuar gjatë bastisjes së bizneseve në mega-aksionin policor të djeshëm në Prizren, Pejë Suharekë e Novobërdë, si rezultat i dyshimit që në mënyrë të vazhdueshme, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material kanë kontrabanduar mish përmes rrugëve ilegale jashtë vijës kufitare duke iu shmangur kontrollit doganor.

Këto biznese gjenden në Prizren, Pejë, Suharekë dhe Novobërdë.

Pronarët e arrestuar:

Jeton Buquku, pronar i fabrikës BUQUKU në Pejë;

Jusuf Hasani, pronar i fabrikës së mishit Luli në fshatin Stanishor, Komuna e Novobërdës;

Nadir Shantir, pronari i ndërmarrjes NTP Shantir në Prizren;

Shani Kryeziu, pronar i ndërmarrjes NTP Shania në Suharekë;

Kujtim Morina, pronar i mishtores Morina në Prizren;

Umer Arapi, pronar i thertores Ymeri në Prizren;

Bajram Rahmani, pronar i mishtrores Bajrami në Prizren;

Armin Huduti, pronar i mishtores Kajçe në Prizren;

Hilmi Mullari, pronar i thertores në rrugën Hanover në Prizren.

/GazetaSinjali/

0 comment

You may also like

Leave a Comment