Home Lajme Prindërit e Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës (VIDEO)

Prindërit e Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës (VIDEO)

by rks2008

Familjarët e kryetarit të OVL UÇK’së Hysni Gucati ishin të ftuar të kësaj jave në emisionin n’Kosovë Show.

Prindërit dhe bashkëshortja e tij folën për të kaluarën dhe ngjarjet e fundit nga shtëpia e tyre në komunën e Skëndarajt.

E ëma ka treguar për kohën sa djali i saj shërbeu si ushtar i UÇK’së dhe ballafaqimet e tij me plagët e luftës.

Krenarë ata thonë se djalin ja falën Kosovës.

Njësitë speciale të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, arrestuan të premten e 25 shtatorit Hysni Gucatin, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatat e veteranëve të UÇK’së, për tri herë radhazi gjatë këtij muaji pranuan nga persona anonim mijëra dosje të Prokurorisë Speciale për Krime lufte në Hagë. Sipas udhëheqësve të OVLUÇK’së, ato dosje “dëshmojnë për bashkëpunim e Gjykatës Speciale me autoritetet e Beogradit”.

0 comment

You may also like

Leave a Comment