Home Kosovë I detyronte shqiptarët të uleshin në shporet, kush është “Dervish milici” që u arrestua sot

I detyronte shqiptarët të uleshin në shporet, kush është “Dervish milici” që u arrestua sot

by rks2008

Tash i ka 71 vjet e lufta ka mbaruar para dy dekadash, por duket se drejtësia nuk ka harruar se çfarë kishte bërë Dervish polici derisa ishte me detyrë në Klinë.

Ai u arrestua me t’u kthyer në Kosovë për një rast v dekjeje në familje.

Sipas dëshmitarëve polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.

“Ky ka rr ahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rr ahur njerëzit dhe i ka ulur në shporet”, deklaron një qytetar për Klan Kosovën.

Ish-polici sipas disa dëshmitarëve deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.

“Ky pesë gjashtë muaj pas përfundimit të luftës ka qenë i mbyllur. Më pas filloi të lirohej dhe doli nga shtëpia”, shprehet një tjetër qytetar.

Të enjten Dervish K. u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit me dyshimin e bazuar se ka bërë k rime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.

Qytetarët thonë se ky arrestim është i vonuar.

0 comment

You may also like

Leave a Comment