Home Lajme Flasin familjarët e biznesmenit kosovar që vdiq në Serbi (VIDEO)

Flasin familjarët e biznesmenit kosovar që vdiq në Serbi (VIDEO)

by rks2008

Një person ka mbetur i v rarë mbrëmë në Novi Pazar. Bëhet fjalë për pronarin e një agjencioni turistik në Kosovë. Persona ende të panjohur për organet e hetuesisë kanë shtënë në drejtim të Selatin Janjevës ku i vdekur ka mbetur vet ai si dhe një person tjetër që ishte me tashmë të ndjerin është plagorus.

E motivet dhe se kush janë personat që e kryen këtë akt, siç duket nuk po i di askush.

Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vdekjen e Janjevës.

“Të Dashur farefis,dashamirës dhe udhëtarë me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë ju shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjindet në Novi Pazar me datën 01.10.2020 në rrethana ende të pa qarta për ne është v rarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit të së ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e të ndjerit.

Pas të shtënave, v rasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir.

Portali lokal Sandzak Live ka publikuar pamje të shkëmbimit me a rmë zjarri, të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty.

0 comment

You may also like

Leave a Comment