Home Lajme Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në policinë e EULEX-it

Tomë Gashi dhe Faton Klinaku ftohen në policinë e EULEX-it

by rks2008

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë ka kërkuar nga avokati Tomë Gashi dhe sekretari i OVL të UÇK-së Faton Klinaku të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Në një postim në Facebook, avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, pasi që nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn. Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe do të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së. Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku”, ka shkruar Gashi.

I kontaktuar nga Telegrafi, sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se edhe ai është telefonuar nga Gjykata por nuk ka pranuar të flas me ta në gjuhë tjetër përveç asaj shqipe.

“Më kanë telefonuar edhe mua, më kanë pyetur nëse di gjuhën gjermane apo angleze dhe unë u kam thënë që i di të dy gjuhët por nuk flas ndryshe vetëm shqip. Nëse më thërrasin me përkthyes shqip atëherë mundemi me komuniku”, tha Klinaku për Telegrafin.

“Edhe nëse më thërrasin prapë, unë nuk shkoj as në Fushë Kosovë, as nuk i përgjigjem kësaj Gjykate sepse nuk e njoh këtë gjykatë”, u shpreh Klinaku.

Postimi i plotë:

DUKET QË DO TË KETË ARRESTIME TË REJA NGA GJYKATA SPECIALE

Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.

Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun.

Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.

Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.

Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së. /Telegrafi/

0 comment

You may also like

Leave a Comment