Home Magazina Teuta Rugova ndërron profesion, ja me çfarë merret tani (FOTO)

Teuta Rugova ndërron profesion, ja me çfarë merret tani (FOTO)

by rks2008

Është një nga fytyrat publike më të komentuara në media, kjo për shkak se është e bija e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ndonëse ishte pasive në Kuvendin e Kosovës, Teutë Rugova, duket se i ha hyrë një “rruge” të re.

Ish deputetja së fundmi ka realizuar foto me dy shoqet e saj, Teuta shihet të jetë sikur një modele.

Ajo shihet tejet e buzëqeshur, siç duket i ka bërë hajër shkëputja nga politika.

E bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Teuta Rugova jo pak herë është komentuar për dukjen e saj.

Ajo ka qenë deputete e dy legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, teksa në zgjedhjet e fundit vendosi të tërhiqet nga gara për t’iu përkushtuar studimeve.

Përkundër mungesës së madhe në intervista apo rrjetet sociale, Teuta së fundmi duket se ka ndryshuar shumë.

Kështu të paktën tregojnë fotografitë e fundit që kunata e saj, stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar dukjen e ish-deputetes, njëherësh të bijën e vetme të presidentit të ndjerë në një nga eventet familjare së fundmi.

Rugova shihet mjaft në formë dhe me stil, teksa i buzëqesh kamerës sa herë që aparati fotografik është para saj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment