Home Kosovë Ja sa paguhen për një orë pune avokatët e Gjykatës Speciale

Ja sa paguhen për një orë pune avokatët e Gjykatës Speciale

by rks2008

100 euro dyshohet se është shuma që shteti do të paguajë për një orë pune të avokatëve që do të mbrojnë të akuzuarit e Gjykatës Speciale.

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë është zotuar në mosdiskr iminimin e të akuzuarve të Speciales duke theksuar se do të përcaktojë një tavan që paratë të shfrytëzohen në mënyrë të barabartë për të gjithë të akuzuarit.

Por, ndonëse nga ekzekutivi nuk është specifikuar shuma me të cilën do të paguhen avokatët mbrojtës të licencuar pranë Dhomave të Specializuara, nga informacionet që kanë shpalosur në publik avokatët janë përmendur edhe shifra që kalojnë mbi 200 dollarë për një orë pune.

Teki Bokshi, një avokat i licencuar pranë Gjykatës Speciale, kishte thënë në mars të vitit 2018 se shifrat me të cilat do të paguhen avokatët mendohen të arrijnë deri në 220 dollar për orë.

Ky konstatim i avokatit Bokshi lidhur me shumën e mundshme që avokatët mund të përfitojnë për një orë pune në mbrojtje të të akuzuarve potencial të Speciales, kishte ardhur bazuar në pagesat që janë bërë për avokatët e angazhuar në Tribunalin e Hagës.

Kosova ka në fuqi Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Bazuar në këtë ligj, të akuzuarit kanë të drejtë në mbrojtje juridike, për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes. Mbështetje financiare do të ketë edhe për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore dhe të drejtën në kompensim, në rast se ata shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

0 comment

You may also like

Leave a Comment