Home Lajme Shkrimi prekës i djalit të Hysni Gucatit – Si e komentoni?

Shkrimi prekës i djalit të Hysni Gucatit – Si e komentoni?

by rks2008

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, në një postim në Facebook i ka shkruar një dedikim babait të tij i cili u arrestua dje nga EULEX dhe u dërgua në Hagë.

Me disa vargje, Musliu tregon se po iu mungon shumë babai i tyre dhe mallkon ata që e arrestuan.

Kujtojmë se dje në një aksion të EULEX në zyret e OVL të UÇK-së, u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Postimi i plotë i djalit të Hysni Gucatit:

Hys po të qojm të fala

Jo veq na fmit e tu që çdo natë e kemi falënderu Zotin që je ne mesin tonë

Po të qojm të fala jo veq Baba e Nana

Që kemi djal Luan po thonë

Po të qojm të fala Hys

Jo vetëm shokë e bashkëluftetarë

Po të qon të fala e gjithë Kosova mbarë

Ti je ballëlart

Sepse kështu jemi edhe ne me ty

Ti nuk je penduar 1000 jetë do ti falje për liri

Eh sa dhimbjen e kishe

Por asnjë nuk të mposhti

“Ata” do ti mallkoj gjaku yt

Do ti mallkoj Zoti

Do ti mallkoj mungesa

Që e ndiejn fëmijët për Babë

Do ti mallkoj pritja që në oborr po e bën

Nëna Hatë

Disa paskan harruar

Qe për ta ngrite zërin gjithmonë

Që nga Padrejtësitë e para

Hys nuk je i vetëm

Kosova të qonë të fala!

0 comment

You may also like

Leave a Comment