Home Kosovë Çfarë po ndodhë? Në vendin ku po intervistohet Haradinaj hynë një autoambulancë

Çfarë po ndodhë? Në vendin ku po intervistohet Haradinaj hynë një autoambulancë

by rks2008

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhduar të intervistohet për gati 3 orë.

Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.

Në selinë e EULEX-it janë shkuar edhe pjesëtarët të cilët bastisën zyret e OVL UÇK-së. Po ashtu aty është parë se ka shkuar edhe një autoambulancë.

Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

Avokati i OVL UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se autoambulanca që ka hyrë në EULEX është për Nasim Gucatin.

Kjo sipas tij është për kontrolla rutinore që bëhet për çdo të arrestuar.

0 comment

You may also like

Leave a Comment