Home Lajme Polici i lënduar nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, kthehet në Kosovë pas trajtimit mjekësor

Polici i lënduar nga shpërthimi në Zhur të Prizrenit, kthehet në Kosovë pas trajtimit mjekësor

by rks2008

Një polic kishte vdekur dhe dy të tjerë ishin lënduar rëndë, në një operacion të njësitit Anti- D rogë të Policisë së Kosovës, nga një shpërthim i fuqishëm në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit.

Zyrtari policor Artur Mrasori ksihte pësuar lëndime të rënda, duke lënduar sytë dhe kishte shfaqur  probleme me shikimin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren Shaban Osmanollaj për KALLXO.com ka konfirmuar se Artur Mrasori sot në orën 18:00 kthehet në Turqia, ndërsa në pritje të tij në Aeroportin Ndërkombëtar do të jenë zyrtarët më të lartë të Policisë së Kosovës.

KALLXO.com mëson se Mrasorit i është përmisuar shikimi dhe ka pasur përparim në mjekimin e marrë në Turqi, ndërsa i njëjti pas qëndrimit në Kosovë do të rikthehet prapë në Turqi për të vazhduar mjekimin më vonë.

Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori ishte dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.

Prokuroria e Prizrenit po e heton të dyshuarin Iran Badalli në drejtim të tri veprave penale.

Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me vdekjen e zyrtarit policor Sami Thaqi si dhe dy vepra tjera penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm – që ka rezultuar me lëndime të rënda trupore për zyrtarët policorë Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj, ndërsa gjithashtu Badalli po dyshohet edhe për veprën penale – a rmëmbajtje pa leje të a rmëve.

Bashkë me Badallin po dyshohet edhe Arben Gashi për të njëjtat vepra penale, ndërsa që të dy gjenden në masën e paraburgimit.

Prokuroria po dyshon se në dhomën e katit të dytë në shtëpinë e tij Iran Badalli ka kurdisur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit “TNT”, ndërsa të njëjtit pas ngjarjes së ndodhur i është gjetur eksploziv në sasi prej 809 gramë.

Sipas Prokurorisë, me rastin e bastisjes nga Policia dhe kontakti fizik me telin detonues ka shpërthyer eksplozivi, me ç’rast ka vdekur polici Sami Thaqi, e gjithashtu lëndime të rënda kanë pësuar edhe zyrtarët Policor Artur Mrasori dhe Jetmir Hasaj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment