Home Magazina Gold AG nis pushimet me bashkëshorten në Turqi

Gold AG nis pushimet me bashkëshorten në Turqi

by rks2008

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka nisur pushimet së bashku me bashkëshorten e tij, bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.

Çifti, të cilët u martuan në qershor, si destinacion të pushimeve këtë herë kanë zgjedhur Turqinë.

Të njëjtit përmes rrjeteve sociale njoftuan ndjekësit se po kalojnë një kohë të mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Është vet artisti shqiptar, ai i cili përmes një fotografie të ndarë në Instagram ka treguar se është në pushime.

Në fotografinë e publikuar me 647 mijë ndjekësit, Arian Agushi (emri i vërtetë) shfaqet i zhveshur në pjesën e sipërme duke vënë në fokus fizikun e tij.

Gold AG dhe Ermira përndryshe u martuan në muajin qershor të këtij viti dhe deri më tani nuk kanë organizuar ndonjë ceremoni. /Telegrafi/

0 comment

You may also like

Leave a Comment