Home e zeze E dhimbshme: Bageri e zë një punëtor në vendin e punës, vdes në vend

E dhimbshme: Bageri e zë një punëtor në vendin e punës, vdes në vend

by rks2008

Një 49-vjeçar ka humbur jetën derisa ka qenë duke punuar me ekskavator në Bogë të Rugovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ndërkaq është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 17:50 policia është informuar se në fshatin Bogë të Rugovës është rrokullisur një ekskavator dhe një person ka mbetur pa shenja jete.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe autoambulanca, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë”, ka deklaruar Rugova për Express.

Ai ka theksuar se rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”./Express/

0 comment

You may also like

Leave a Comment