Home Lajme Zeka: Më mirë si Thaçi që nuk e pyeste askënd se me shku me delegacion të përçarë

Zeka: Më mirë si Thaçi që nuk e pyeste askënd se me shku me delegacion të përçarë

by rks2008

Në emisionin Prime Time u fol për takimin e 4 shtatorit në Washington.

Milaim Zeka tha se delegacionet ka raste që i kanë mbyllur në male për të arritur marrëveshje, sipas tij bisedimet sekrete mbahen sepse mund të bëhen lëviozje politike që mund të ndërhyjnë në proces.

Ai tha se në takimin e 4 shtatorit nuk pret diçka të madhe.

Zeka tha se akter i fuqishëm në dialogun Kosovë-Serbi është Rusia, e ne nuk na prishë punë me marr pjesë në takime se nuk kemi fuqi ekonomike e politike, tha ai.

E analisti Arben Ahmeti tha se mbi temat e hekurudhëz, linjës ajrore dhe autostradës do të ndërtohen edhe temat e tjera si njohja e dokumentave.

Sipas tij nuk pritet që në këtë takim të marr Kosova njohje nga Serbia, por do tentohet të gjindet një ujdi që Serbia mos ta pengojë ndërkombtarisht Kosovë, por marrëveshje do të ketë vetëm në autostradë, hekurudhë e linjë ajrore, por kjo ësht e zbehtë sepse janë vetëm teknike, e ndoshta do ketë një marrëveshje që i mbulon këto marrëveshje teknike, sa për ti thënë marrëveshje.

E Milaim Zeka tha se është e garantuar që marrëveshje finale nuk ka.

Ahmeti tha se ky takim nuk i shërben Trumpit në fushatë sepse asnjë amerikani nuk i intereson dialogu Kosovë-Serbi.

Milaim Zeka shtoi se Vuçiq e di se delegacioni i Kosovës është i pa përgaditur, ai tha se vetëm me i përgju tri apo katër restaurante në Prishtinë gjithkush do i dijë platformat politike të Kosovës.

Zeka tha se ishte më pozitive kur Thaçi nuk e pyeste askend për dialogun, e kjo më mirë se me shku me delegacion të përçarë e me platforma të ndryshme. Dialogu nuk duhet të përdoret për vota, sepse për politikën e jashtme duhet të jemi unik, shtoi ai.

0 comment

You may also like

Leave a Comment