Home Rajon Ngjarje tronditëse: Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit

Ngjarje tronditëse: Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit

by rks2008

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur tek spitali COVID 2 në Tiranë.

Mësohet se pacienti 65 vjeçar me inicialet H.M nga Fushë-Kruja me COVID-19 është hedhur nga kati i katërt i Spitalit të Sanatoriumit duke i dhënë fund jetës.

Dyshohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital.

Reagimi i policisë për ngjarjen

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë kjo është ngjarja e dytë fatale e së njëjtës natyrë, pasi më herët (më 13 gusht) një 29 vjeçar u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Për rastin e këtij të fundit u tha se 29-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka e shtyu atë të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Gjatë natës ai kishte kaluar kriza paniku./ TCH

0 comment

You may also like

Leave a Comment