Home Kosovë Ky është 19 vjeçari që vdiq sot në Suharekë (FOTO)

Ky është 19 vjeçari që vdiq sot në Suharekë (FOTO)

by rks2008

Valmir Beqaj, 19-vjeçar nga fshati Studenqan i Suharekës ka vdekur sot si pasojë e plagës nga a rma e zjarrit, shkruan Gazeta Metro.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 njofton Policia e Kosovës, ku V.B., është dërguar pa shenja jete si pasojë e p lagosjes nga a rma e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e llojit AK-47.

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga a rma e zjarrit”, ka thënë Osmanollaj.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Osmanollaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë shpërndarë në rrjete sociale edhe familjarët dhe shokët e të ndjerit.//gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment