Home Kosovë Këta janë nënë e bir nga Vitia që vdiqën derisa po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Këta janë nënë e bir nga Vitia që vdiqën derisa po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

by rks2008

Nënë e bir nga fshati Skifteraj i Vitisë kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti i cili u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

Mediat lokale kanë publikuar edhe identitetin e viktimave, gjersa bëhet e ditur se varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Skifteraj, shkruan Reporteri.

Detajet e aksidentit ende nuk janë bërë plotësisht të ditura.

Kujtojmë, se gjatë kësaj vere për shkak të situatës me pandeminë vetëm një numër i vogël i mërgimtarëve kanë vendosur që t’i kalojë pushimet verore në Kosovë. /Reporteri.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment