Home Lajme Këshilltari Special i Trumpit tregon çfarë çështje do t’i prezantojnë Kosovës dhe Serbisë

Këshilltari Special i Trumpit tregon çfarë çështje do t’i prezantojnë Kosovës dhe Serbisë

by rks2008

Bisedimet mes palës kosovare dhe asaj serbe do fillojnë nga dita e enjte në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Metro.

Bisedimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë do të nisin të enjten ka njoftuar një këshilltar i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përcjellë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

“Fakt është se ne do të kemi këto diskutime të enjten. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është një i vetëm dhe nuk është absolute të bëhet takimi i radhës. Ne jemi të hapur – nëse palët janë të gatshme të pranojnë zhvillimin ekonomik, SHBA-ja e di si të bëjë këtë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë. Kështu që duhet të bëjmë përparim në zhvillimin ekonomik që SHBA-ja të qëndrojë e përqendruar në këtë”, është thënë nga këshilltari.

Sipas njoftimit, këshilltari i presidentit Trump, ka thënë se do të testohen palët nëse janë të gatshme për një marrëveshje ekonomike.

“Ky është art, nuk është shkencë. Kështu që duhet të shohim gatishmërinë e palëve. Dhe çfarë është pozicioni ynë? Ne po i testojmë ato. A janë të gatshme këto palë të përmbysin situatën dhe të ecin drejt zhvillimit ekonomik, duke sjellë bizneset amerikane, industritë amerikane, bizneset evropiane, industritë evropiane? Ka shumë liderë të bizneseve që janë duke qëndruar anash pasi kanë perceptuar konfliktin. Pavarësisht nëse ka apo jo konflikt, ekziston një perceptim se palët nuk po mund të merren vesh. Kështu që kompanitë që japin me qira vetura janë të frustruara se nëse merr me qira një veturë në Kosovë, nuk mund të vozisësh atë matanë kufirit në Serbi”, ka thënë ai. “Ky është një problem me përmasa historike, e që kompanitë janë të frustruara. Kështu që mund të ulemi dhe të vazhdojmë bisedimet për çështjet politike që nuk na çojnë asgjëkund, apo mund të bëjmë diçka që presidenti Trump mendon se mund të funksionojë – dhe do ta testojmë për të parë nëse funksionon –të krijohet zhvillim ekonomik, që më pas do të ndryshojë dinamikën në mesin e klasës politike, pasi njerëzit e zakonshëm janë të emocionuar për rritjen e punësimit”.

Ai po ashtu ka thënë se do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike e jo shkëmbime territoresh. Ka shtuar se kurrë nuk ka diskutuar rreth shkëmbimeve të territoreve dhe se këto do t’ua lë palëve nëse duan.

“Unë kurrë nuk kam qenë në bisedime të tilla. Nuk do ta diskutoj këtë. Nuk është pjesë e diskutimeve tona për zhvillim ekonomik. Ne, SHBA-ja, i lëmë gjitha këto lloj diskutime te palët. Dhe sërish, nuk e di se sa i qartë duhet të jem, kurrë nuk kam marrë pjesë në këto diskutime”, ka shtuar këshilltari i presidentit Trump.//gazetametro.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment