Home Lajme Grenell: Nuk jam paguar asnjë cent për punën që lidhet me Kosovën dhe Serbinë

Grenell: Nuk jam paguar asnjë cent për punën që lidhet me Kosovën dhe Serbinë

by rks2008

Ndërmjetësi amerikan në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, tha në një video konferencë me përfaqësuesit e mediave, me rastin e takimit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, tha se nuk ishte i angazhuar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit dhe se nuk është paguar asnjë cent për punën që po bën rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kur u pyet nga gazetarët në lidhje me pjesëmarrjen e tij në fushatën presidenciale dhe nëse vazhdon të marrë pagën e shtetit, Grenell tha se këto raportime janë të rreme, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk u bashkova me fushatën e Trumpit. Nuk jam paguar asnjë cent për punën që lidhet me Kosovën dhe Serbinë. Unë u bashkova me RNC-in si një këshilltar special, por kjo nuk është për fushatën e Trumpit, kështu që ju gabuat në këtë front”, tha Grenell, siç thuhet në transkriptimin e bisedës, raporton kosovoonline.

Grenell, ish-ambasador i SHBA-ve në Gjermani, ka pohuar se Kosova dhe Serbia pritet të arrijnë marrëveshje ekonomike në takimin, i cili do të mbahet në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Më herët, u njoftua se nuk është ende e sigurt nëse presidenti Trump do të marrë pjesë në bisedimet midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës më 4 shtator në Uashington. /Telegrafi/

0 comment

You may also like

Leave a Comment