Home Lajme Admirali turk: Mos u brengosni, mund ta kapim aeroplanmbajtësen franceze në Mesdhe brenda dy ditësh

Admirali turk: Mos u brengosni, mund ta kapim aeroplanmbajtësen franceze në Mesdhe brenda dy ditësh

by rks2008

Admirali turk në pension Deniz Kutluk i kërkon qeverisë së Presidentit Erdogan të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për tërheqjen e menjëhershme nga ishujt e Egjeut ose në të kundërt të ndërhyhet ushtarakisht.

“Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh të tërhiqet ose përndryshe ne e kemi këtë fuqi për t’i marrë një nga një”, tha ai në mënyrë provokuese. Admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të ndërhyjë në zonat detare që i përkasin Turqisë, por e paralajmëroi se nëse reagon mund ta pësojë.

“Greqia duke thënë se “Shtetet e Bashkuara më mbështetën, ne e zgjidhëm çështjen me Egjiptin”, bënë hapa drejt rajoneve të Turqisë. Flotat tani janë në fushë. Forcat greke janë në Egje.

Me shumë mundësi nëndetëset e tyre janë në Mesdhe. Forcat greke janë fshehur prapa ishujve dhe po presin. Flota turke e di këtë dhe ka marrë pozicione strategjike. Nëse Turqia dëshiron t’i marrë, i merr ato ishuj. Ajo që po bën Greqia është një shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha ai, shkruan prothotema.gr.

Kutluk nuk u kurseu as Francën, të cilën ai e akuzoi për shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa paralajmëroi se forcat turke mund të kapnin aeroplanmbajtësen franceze që lundronte në Mesdheun Lindor brenda dy ditësh.

“Franca është e angazhuar në dërgimin e avionëve luftarakë atje dhe ngritjen e një baze ajrore në Qipro. Këto janë manovra gjeopolitike. Nga njëra anë, ata duan të shesin a rmë dhe anije në Greqi. Këto hapa duhet të ndalen nga organet ndërkombëtare sepse ato janë shkelje e ligjit.

Por nuk besoj se Franca dhe Turqia do të përplasen” tha ai. Tensionet mes dy vendeve, Greqisë dhe Turqisë për çështjen e detit vijojnë që të rriten nga dita në ditë.

0 comment

You may also like

Leave a Comment