Home Kosovë Policia vazhdon t’i gjobisë qytetarët që nuk bartin maska gjatë vozitjes! (FOTO)

Policia vazhdon t’i gjobisë qytetarët që nuk bartin maska gjatë vozitjes! (FOTO)

by rks2008

Vetëm brenda një jave mijëra qytetarë janë gjobitur për shkeljen e ligjit anti-COVID.

Por siç duket gjobat po vazhdojnë të shqiptohen edhe për mos-bartje të maskës gjatë vozitjes, gjë e cila nuk potencohet në ligjin anti-COVID.

Një gjobë e tillë u shpërnda së fundi në Strellc të Deçanit. Në një fotografi të dërguar në Indeksonline, shihet gjoba e dhënë për një vozitës ku theksohet se nuk barti maskë gjatë vozitjes.

Shuma e gjobës së shqiptuar është 35 euro.

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kësisoj së fundi në Kuvendin e Kosovës u votua edhe ligji anti-COVID, që përcakton atë çfarë lejohet dhe çfarë jo gjatë kësaj situate./Indeksonline/

0 comment

You may also like

Leave a Comment