Home Lajme Ministria sqaron nëse vozitësit duhet ta mbajnë maskën në veturë

Ministria sqaron nëse vozitësit duhet ta mbajnë maskën në veturë

by rks2008

Dje gjatë ditës, KALLXO.com raportoi se të paktën dy qytetarë u dënuan nga Policia e Kosovës për mosmbajtje të maskës brenda në veturë. Ata u gjobiten me nga 35 euro ndonëse ishin të vetëm në veturë.

Sot, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka sqaruar se në cilat raste qytetarët janë të obliguar ta mbajnë maskën e në cilat raste jo, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas një grafike, gjatë vozitjes së automjetit personal me njerëz që jetojnë në familjen tuaj, nuk duhet të bartet maska. Gjithashtu, maska nuk bartet as në shtëpi me njerëz që jetojnë në familjen tuaj.

Hoti ka dhënë informacione edhe për rastet kur maska është obligative të bartet. Më poshtë mund t’i gjeni të listuara.

Sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në nenin 24 i cili flet për lëvizjen në oraret e përcaktuara, pika 5 e parasheh edhe gjobitjen e atyre që nuk mbajnë maskë. Ndonëse, në këtë nen nuk përcaktohet se në cilat vende dhe raste mund të gjobiten qytetarët.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”, thuhet në Ligj.

0 comment

You may also like

Leave a Comment