Home Rajon Çfarë kishte thënë në të vërtetë Deputeti Dritan Abazoviq për Skënderbeun?

Çfarë kishte thënë në të vërtetë Deputeti Dritan Abazoviq për Skënderbeun?

by rks2008

Deputeti shqiptar Dritan Abazoviq, i cili në zgjedhjet e së dielës të Malit të Zi, garoi në një koalicion të Lëvizjes qytetare Ura me Lidhjen e Qytetarëve Civis, Forumin e Bokës, Partinë e Drejtësisëe Pajtimit dhe intelektualëve të pavarur të njohur si platforma “E Bardha në të Zezë”, është zgjedhur deputet dhe bashkë me këtë aleancë ia kanë dalë të fitojnë katër vende. Abazoviq që ka bërë fushatë kundër Milo Gjukanoviq, aktualisht llogaritet njeriu kryesor në Malin e Zi, i cili do të determinojë se cili bllok do të bëjë qeverinë atje.

Nëpër portale të ndryshme po qarkullon një videointervistë e vitit të kaluar ku Abazoviq ka folur për figurën e Skënderbeut. Kryesisht kjo intervistë ka dalë ne kontekst negativ, pasi thuhet se ai ka deklaruar se prindërit e Skënderbut janë serbë dhe se ai është kundër vendosjes së përmendores.

Por, Abazoviq ka thënë se është në favor të vendosjes së përmendores së Skënderbeut duke e quajtur personalitet pajtues që i ka luftuar otomanët. Abazoviq i ka thënë moderatorit se prindërit e Skënderbeut janë sllavë e serbë, vetëm nëse historia lexohet gabimisht

Moderatori: A do të ngrihet përmendorja e Skënderbeut në Ulqin?

Abazoviq: Unë mendoj se do të vendoset gjatë vitit 2019 dhe mendoj se Skënderbeu pavarësisht perceptimit, megjithatë është nje personalitet pajtues për këtë rajon, nëse historia lexohet në mënyrë të gabuar, e dini se nëna tij ka qenë sllave apo serbe dhe babai… dhe unë mendoj se se ai ka qenë i pari që iu ka përgjigjur në mënyrë të organizuar në atë hapësirë asaj që ishte Perandori Osmane, unë mendoj se ai është nje personalitet pajtues. Por sa më përket mua personalisht unë mendoj se Ulqini duhet të fitojë diçka tjetër, mendoj se duhet të kemi përmendore për marinarët tanë, për flotën e madhe detare që e kishin për Servantesin, për Sabati Zevin që ka vdekur në Mal të Zi.

Abazoviq më vonë për këtë intervistë kishte bërë një sqarim në rrjetet sociale.

Fushatë medijatike – Day 3

Të nderuar,

Që kur filloi çështje e “zarfit” dhe demaskimi i të gjitha çështjeve që jam duke folur me vite, qeveria ka filluar me fushatën brutale kundër meje. Pse? Sepse unë jam i vetmi politikan nga radhët e pakicave nacionale që vazhdimisht luftoj kundër tyre, i shkatërroj konceptet e tyre ndaj pakicave nacionale që i mbajnë si peng dhe garant të politikave të tyre të dështuara dhe të korruptuara, dhe sepse kam kontakte shumë të mira ndërkombëtare.

Është tejet transparente dhe po aq qesharake, por shoh njerëz që vazhdojnë të besojnë. Të njëjtën ditë në mëngjes isha i lidhur me nacionalistët nga DF-i, gjoja se kemi përgaditur një marrëveshje, e cila nuk është absolutisht e saktë, dhe pastaj në mbrëmje filluan me një goditje tjetër.

Përpjekja e fundit ka ndodhur përmes emisonit ku u pyeta për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Ulqin (të cilen e mbështes fuqishëm), ku në mënyrë tejet ironike, satirike, me humor kam konfirmuar gazetarin në deklaratën e pasaktë në lidhje me babain e herojit, duke u përpjekur që ta përqeshë udhëheqësin e emisionit që insistonte drejtë temave nacionaliste që kishin për fokus ndarjen.

Të gjithë atyre që nuk e kuptuan humorin tim, JU KËRKOJ FALJE. Fare është e qartë se babai i Skënderbeut ishte shqiptar dhe se ai është prindi i djalit më të ngrritur në historinë e popullit shqiptar! Pra, Skederbeu cilsohet si babai i kombit tonë.

Nga ana tjetër unë jam i befasuar nga ata që pretendojnë se e dinë historinë e kombit shqipëtar më mirë, nuk e spjegojnë se si është e mundur që prej popullit që ka dhanë aq shumë viktima, rriten njerëz të cilët janë të gatshëm që për interesa te imëta shesin nderin dhe dinjitetin e vet.

Dhe gjëresa të rinjtë shqiptarë (dhe qytetarë të tjerë) i mbushin çantat e tyre dhe ikin për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore, duke lënë vendlindjen e tyre, shumica e atyre që kritikojnë tani kritikojnë dhe mbështesin fushatën kundër meje (me përjashtim të disave), si kurrë më parë në mënyrë të vendosur mbështesin regjimin kriminal!

Pra, shpresoj që ky paradoks është i lehtë për t’u kuptuar. Megjithatë, as njohuria, as dinjiteti nuk është cilësi e çdo qenieje njerëzore!

0 comment

You may also like

Leave a Comment