Home Fokus Pacolli shkon në Lugano për të festuar datëlindjen (FOTO)

Pacolli shkon në Lugano për të festuar datëlindjen (FOTO)

by rks2008

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli sot po feston ditëlindjen e 69’të. Këtë ditë ka vendosur ta kalojë me familjen në shtëpinë e tij në Lugano të Zvicrës.

Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Pacolli ka publikuar foto nga festa, derisa ka falënderuar të gjithë për urimet.

“Krejt në fund erdha në Lugano për të qenë afër të dashurëve të mi në ditëlindjen time të 69-të”, shkruan Pacolli në Facebook.

Po sot, Pacolli thotë të jetë befasuar me zbulimin e bustit të tij në qytetin e Sarandës në Shqipëri.

“Një dhuratë që nuk e prisja. Sot me rastin e ditëlindjes sime, kuptova se në qytetin e bukur të Sarandës është realizuar një bust për mua! Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës për këtë portret”, tha Pacolli.

“Miq të dashur, ju falënderoj edhe një herë nga zemra për urimet dhe fjalët miradije e juaja!”, shtoi ai.

0 comment

You may also like

Leave a Comment