Home Kosovë Milaim Zeka kthehet pas 2 muajsh në Kosovë: Ku ka me i fut Grenelli gjithë ata njerëz

Milaim Zeka kthehet pas 2 muajsh në Kosovë: Ku ka me i fut Grenelli gjithë ata njerëz

by rks2008

Ish’deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka e ka kritikuar delegacionin e Kosovës që ka udhëtuar sot në Uashington për takimin në Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Zeka thotë se pas dy muajsh është kthyer në Prishtinë, duke shtuar se në kryeqytet temë kryesore e diskutimit është ajo e takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në Facebook ish’deputeti ka thënë se çka po ndodhë me Qeverinë e Kosovës mund të kuptohet edhe në kafene. Aty sipas tij mund të kuptohet edhe se çka do të ndodhë në Uashington.

Zeka tutje ka kritikuar numrin e madh të personave në delegacionin e Kosovës që kanë udhëtuar për në SHBA, duke shtuar se po të mos shkonin të gjithë do të prishej koalicioni./GazetaExpress/

0 comment

You may also like

Leave a Comment