Home Magazina Martohet këngëtarja Kosovare Hasi, shkruan letër prekëse

Martohet këngëtarja Kosovare Hasi, shkruan letër prekëse

by rks2008

Këngëtarja nga Drenasi, Kosovare Hasi i ka dhënë fund beqarisë. Ajo sot ka veshur fustanin e bardhë të nusërisë dhe është martuar me Lavdimin, djaloshin me të cilin ishte fejuar kohë më parë, raporton DrenicaOnline.

Kosovarja para se të shkoi në “derën e huaj”, ka shkruar një letër me plotë emocione. Letra e cila ka prekur shumë njerëz është publikuar nga vet këngëtarja ditën e martesës.

Letra e plotë e Kosovare Hasit:

Veç dy fjalë..

..para se me shku tek “dera e huaj”

Po nisem sot nga shtëpia ku u rrita, po dal me një fustan veshur, që s’kam veshur asnjëherë fustan si ky, fustan i bardhë nusërie.

Sot po bëhem nuse e “derës së huaj”, por çdoherë e di që për prindërit e mi do të mbetëm “vogëlushja e kësaj shtëpie”.

Asnjëherë si sot nuk e kuptova se sa qenkam rritur..

Erdhi koha.. Po largohem me veturën e zbuluruar përplot lule, m’u si kopshti i babës Skender. E cila lule duket bukur më shumë se lulet e kopshitit të babait.. Sigurisht vetëm lulet në Parajsë.

Lulet e “derës së huaj” po shkoj me i ujit me lot gëzimi qē do të jetoj me njeriun, i cili më mbush zemrën lumturi, me Lavdimin i zemrës sime.

Lumturinë më të madhe sot po e pērqafoj, për t’iu treguar se unë, nuk do i harroj asnjë çast tē jetës sime, t’iu tregoj se asnjë pērqafime s’ma ngrohë zemrën si i dy prindërve të mi, të cilët më rritën që të bëhem sot nusja e Lavdimit.

Prindër, dashuria për ju është e pakrahasueshme, s’ka peshore që tregon peshën e saj, već dora e Zotit e di..
po iu lë në dorën e vëllēzërve, nipa e mbesave, kunatave..

ne bijat e juaja ju mbajmë rehat në duart e zemrave tona.

Do të vij shumë shpesh me ju pa, por jo aq shpesh sa më merr malli për ju, se atëherë më duhet të mos shkoj askund..

U nisa, se po m’pret me hap faqen kapitulli tjetër..
Sa vështirë qenka, po e ndjej se pērgjysmë po ndahem..

.. dhe ashtu do të mbetët gjithmonë, çdo gjë që kam dhe që e ndjej, do e ndaj përgjysmë me ju prindërit e mi.

Ju dua, aq sa as ju nuk do të besonit se aq e madhe është dashuria..!
Ma bëni hallall mundin..!

Mos qani për mua, se ju premtoj që do iu bëj krenarë edhe më shumë kur të shkoj tek “dera e huaj”

Mirupafshim nga une bija dhe motra juaj, Kosovarja!

0 comment

You may also like

Leave a Comment