Pronari i një mobilerie në Malishevë priti komunën për së paku tre vjet që t’ia paguajë borxhin për vendosjen e ulëseve në asamblenë komunale.
Kur pushteti lokal nuk e kreu obligim ndaj tij, ai hyri në objekt e i hoqi një pjesë të madhe të tyre.
Pronari i kompanisë ka thënë për Klan Kosova se komuna nuk i ka paguar borxhin afër 2 mijë euro, dhe se puna është kryer me besim, pasi nuk kanë shkruar kontratë, transmeton Reporteri.net.
Kryesuesi i Kuvendit ka thënë se disa herë ka dërguar në komunë të kryhet borxhi, por nuk është bërë.