Home Fokus Isa Mustafa godet edhe Armend Zemajn, thotë se s’ka arsyetime për çmimet 200 euro për një test për Covid 19

Isa Mustafa godet edhe Armend Zemajn, thotë se s’ka arsyetime për çmimet 200 euro për një test për Covid 19

by rks2008

Kreu I LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reagojnë pas lajmit për çmime deri në 200 euro për kryerje të testit për koronavirus, raporton Gazeta Express.

Mustafa në Facebook ka shkruar se virusi COVID 19 nuk është një e mirë luksi që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë parë.

Lideri i Lidhjes Demokratike thotë se kjo është një fatkeqësi me të ciliën po përballen qytetarët pa dallim.

Ai ka thënë se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime.

“Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka shkruar ai.

0 comment

You may also like

Leave a Comment