Home Lajme Foto ekskluzive, mbërrin në Uashington delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Hoti

Foto ekskluzive, mbërrin në Uashington delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Hoti

by rks2008

Delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka arritur në Uashington. Kosova dhe Serbia do të diskutojnë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit të ardhshëm.

Në takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.

Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.

Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar se Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.

Ftesë nuk ka marrë as kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express stafi i kryetares së Kuvendit.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik, 20 muaj pasi ishte ndërprerë.


Në fund të vitit 2018, u ndërprenë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, pasi autoritetet në Prishtinë, vendosën një taksë kundër importeve nga Serbia.

Taksa më pas u zëvendësua me reciprocitet. Por, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti e hoqi atë, duke thënë se po i jepet shans rinisjes së dialogut.

0 comment

You may also like

Leave a Comment