Home Lajme Devollët hapën laboratorin pak para licencimit

Devollët hapën laboratorin pak para licencimit

by rks2008

Laboratori që po i kryen testimet RT – PCR, u hap në fillim të gushtit. I njëjti ishte mbyllur para disa muajsh.

Edhe gjatë së hënës ka vazhduar punën.

Laboratori “Medical” ka kryer shërbime qytetarëve që kanë kërkuar ta dinë nëse e kanë Coronavirusin.

Puna në këtë laborator është shtuar që kur mori licencën nga MSH-ja për ta kryer testimin me metodën RT-PCR.

Pacienët i kanë thënë T7, që duhet ta caktojnë termimin për ta kryer këtë shërbim për shkak të kërkesave të shumta.

Në fakt, ky laborator ka qenë i mbyllur për disa muaj dhe i njëjti u hap në kohën kur MSH nisi procesin e liqencimit të laboratorëve privar për të kryer teste për Covid.

Këtë e ka konfirmuar për T7, Jeton Shala, njëri nga pronarët e këtij laboratori i cili për një kohë të shkurtër ka ndërruar disa pronarë.

E gjithë këto përgatitje, u bënë pak kohë para se ky laborator, të licencohej si i vetmi që i kryen këto teste ne vend.

E për këtë çështje, T7 ka pyetur edhe aksionerër tjetrë të cilët dyshohet se kanë lidhje me Familjen Devolli.

Por të njëjtit, nuk kanë kthyer një përgjigje.

Por, për këtë çështje foli ministri Zemaj, gjatë një vizite që e kishte të hënën në QKUK.

E së është duke e monitoruar këtë proces, e ka bërë të ditur edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ndërkohë, një kompani tjetër private, pohon se mund ta furnizojë Ministrinë e Shëndetësie më ketë pajisje, ku mund të testohen 14 paciente për 1 orë, me metodën RT – PCR.

Sipas tyre, e njëjta kushton vetëm 19.50 centë, , dhe është e kualifikuar në listën e OBShsë.

Por, as qeveria e kaluar, as kjo aktuale, sipas kësaj kompanie nuk kanë shprehur interesim për t’u pajisur me këtë pajisje, që sipas tyre, është e ngjashme më atë që e përdor ky laborator privat, e që thonë se për një test 200 euro, fitimi është 900%

0 comment

You may also like

Leave a Comment