Home Tjera Gjermania kërkon sërish 25 mijë punëtorë në vit nga Ballkani

Gjermania kërkon sërish 25 mijë punëtorë në vit nga Ballkani

by rks2008

Qeveria gjermane ka miratuar një vendim për zgjatjen e rregullave të imigracionit deri në vitin 2023, për fuqi punëtore të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor.

Kjo lejon që qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, pavarësisht nga kualifikimet zyrtare të punësimit, të udhëtojnë në Gjermani.

Sipas Ministrisë gjermane të Punës dhe Politikës Sociale, shkruan Albinfo, risi e këtij vendimi është futja e një kuote prej 25 mijë punëtorësh në vit që vijnë nga Ballkani.

“Vazhdimi i rregullave për Ballkanin Perëndimor për tre vjet është i mirë për ekonominë gjermane. Disa industri, të tilla si ndërtimi, vazhdojnë të zgjerohen dhe kërkojnë punëtorë.

Mungesa e stafit profesional në këto industri nuk duhet të ndalojë rritjen”, tha ministri i Punës, Hubertus Heil, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se ardhja e një fuqie punëtore të aftë është e mundur nëse nuk ka forcë të tillë punëtore në Gjermani ose Bashkim Evropian.

Rregulli i vjetër është në fuqi deri në fund të vitit 2020, dhe që nga hyrja e tij në fuqi ai ka provuar të jetë një mënyrë shumë e dobishme e migrimit të ligjshëm të punës.

“Rezultatet e vlerësimit të Institutit të Kërkimit të Tregut të Punës (IAB) janë gjithashtu pozitive. Ata treguan se 58 për qind e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor janë në nivelin e punëtorëve të kualifikuar ose më shumë”, njofton Ministria e Punës.

Vendimi mbi rregullin e ri do të miratohet nga Parlamentit i Gjermanisë, i cili është në rend të ditës më 9 tetor.

Pas miratimit të tij, vendimi do të hyjë në fuqi më 1 janar 2021. /Telegrafi/

0 comment

You may also like

Leave a Comment