Home Lajme Demantohet MSH dhe Laboratori i Devollëve për 45-minutëshin, qytetari që pagoi 200 euro ka pritur më shumë se 2 orë

Demantohet MSH dhe Laboratori i Devollëve për 45-minutëshin, qytetari që pagoi 200 euro ka pritur më shumë se 2 orë

by rks2008

Ministria e Shëndetësisë pak minuta më parë ka lëshuar një komunikatë për media pas raportimit se testi PCR në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services” në Prishtinë të licencuar për kryerje të testeve të tilla për COVID-19, po kushton 200 euro. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se testi PCR (genex covid test) i cili po kushton 200 euro, është test i shpejt, dhe rezultatet dalin për 45-60 minuta. E po ashtu ka njoftuar se testi normal PCR kushton 65 euro e ato serologjike sillen prej 15 deri 30 euro. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarit Izet Berisha i cili ka paguar 200 euro për testin molekular PCR në këtë laborator privat.

Berisha thotë se rezultati për marrjen e testimit të cilin e ka paguar 200 euro ka zgjatur 2 orë e 29 minuta. Këtë gjë, ky qytetar e ka dëshmuar me anë të raportit të cilin e ka marrë nga vet laboratori privat.

Në raportin që “Medical & Laboratory Services” i ka lëshuar këtij pacienti, thuhet se data e marrjes së mostrës bashkë me orën është 29.08.2020 n2 ora 17:10:17.

Ndërkohë data e raportimit të rezultatitit është me po të njejtën datë, por që ora ndryshon. Pra 29.08.2020 në ora 19:39:29 .

Që i bie se mostra e testimit të cilin e ka paguar 200 euro nuk është përpunuar pa 2 orë e gjysmë.

Por nga ana e Ministrisë së Shndetësisë kosovare është arsyetuar ky veprim i laboratorit privat.

Nga MSH kanë deklaruar se është në të drejtën e qytetarit që të zgjedhë se ku të testohet dhe sa të paguhet.

Postimi i plotë i qytetarit Izet Berisha bashkë me raportin përcjellës:

Nje demantim per Ministrine e Shendetesise!

Rezultati i testit nuk eshte dal per 60 minuta (shiko ne foto). Sa shume mundohen me arsyetu favorizimin e nje kompanie private ne dem te qytetareve, le t’i fillojne procedurat per licencimin e Siptaleve Regjionale dhe Private, qe i permbushin kushtet e kriteret.

Licencimi i nje Laboratori, ne te cilin nje test eshte 200€, pa TVSH dhe pastaj me i fajesu qytetaret eshte HIPOKRIZI!

Qeverite nderrohen ndersa Devollet mbesin!!!

0 comment

You may also like

Leave a Comment