Home Kosovë Vaki Kosovare: Punëtori i qebaptorës largohet nga puna veç pse shkoi për të ngrënë bukë në lokalin tjetër

Vaki Kosovare: Punëtori i qebaptorës largohet nga puna veç pse shkoi për të ngrënë bukë në lokalin tjetër

by rks2008

Punëtori i qebaptorës në Mitrovicë largohet nga puna veç pse shkoi për të ngrënë bukë në lokalin tjetër

Gjatë ditës se pronari i një qebaptoreje nuk e ka pritur mirë faktin se punëtori i tij mund të zgjedh të hajë edhe dikur tjetër. Ai e ka larguar nga puna.

Siç ka rrëfyer për “Jepi zë” punëtori në fjalë, ai është larguar vetëm për këtë arsye. Ai thotë se bukë hëngri jashtë orarit të punës, por shefit të tij nuk i interesonte.

“Unë kam punu në qebaptoren *** edhe më ka largu prej pune pa arsye, shkaku se unë isha jashtë orarit të punes edhe më ka pa dikun tjetër tu hanger bukë”, ka rrëfyer punëtori.

E në lajmin e publikuar nga “Jepi zë”, është lajmëruar vetë viktima, duke e konfirmuar raportimin e gazetës. Pas tij, një person me iniciale R.B, pronar i restorantit në fjalë, i ka premtuar një vend pune djalit që u largua nga puna.

“Unë jam pronar i Restaurant *******, nëse arsyeja është e vertetë, ti e ke një vend pune tek ne, pasi e drejtë e jotja është me frekuentu lokal tjetër”, ka komentuar pronari.

Ndryshe, ditë më parë gazeta pati raportuar një rast kur kamarieri ishte shfrytëzuar edhe si roje, për ta “merituar rrogën” dhe për të mos u larguar nga puna. Korrketshow.info

0 comment

You may also like

Leave a Comment