Home Lajme Thaçi e quajti Trepçën thesar të Kosovës, reagon Gjuriq: Trepça është thesari i Serbisë

Thaçi e quajti Trepçën thesar të Kosovës, reagon Gjuriq: Trepça është thesari i Serbisë

by rks2008

Presidenti i vendit po vazhdon të promovojë bukuritë dhe pasuritë e Kosovës në postimet e tij të fundit në Facebook.

Sot Hashim Thaçi e nisi ditën duke kujtuar punën e rëndë që bëhet nga minatorët e Trepçës.

Ai e quajti Trepçën thesar të Kosovës, shkruan Reporteri.

“Trepça, thesar i Kosovës Çdo ditë e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës. Minatorët , simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, shkroi Thaçi.

E ndaj këtij postimi të Thaçit ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq është kundërpërgjigjur duke thënë se Trepça është thesar i Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se Serbia ka prova materiale për çdo cent të investuar në Trepça.

“Trepça është fryt i punës së të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe djersa e minatorëve. Ata që e përvetësojnë atë sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të dijë ta rikthejë lavdinë e Trepçës”, shkroi Gjuriq.

Kjo nuk është hera e parë që Gjuriq reagon ndaj postimeve të Thaçit. /Reporteri.net

0 comment

You may also like

Leave a Comment