Home Kosovë Qytetari gjen para në rrugë në Prishtinë, i dorëzon në Polici

Qytetari gjen para në rrugë në Prishtinë, i dorëzon në Polici

by rks2008

Një person ka dorëzuar në stacionin Policorë Qendra në Prishtinë mbi 200 euro të cilat ka thënë t’i ketë gjetur derisa po ecte në rrugë.

Personi në fjalë paratë i kishte gjetur në në Lagjen Muhaxherëve në kryeqytet.

“Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KALLXO.com.

Stacioni Policor fton personin i cili i ka humbur të hollat të lajmërohet në Stacionin Policor në Prishtinë, ndërsa ka falënderuar qytetarin për bashkëpunim.

0 comment

You may also like

Leave a Comment