Home Lajme Policia po mbledh prova për djegien e flamurit të Greqisë në Prishtinë

Policia po mbledh prova për djegien e flamurit të Greqisë në Prishtinë

by rks2008

Policia e Kosovës ka thënë se është duke e mbledhur prova rreth rastit të djegies së flamurit të Greqisë në Prishtinë nga një grup tifozësh të futbollit pas ndeshjes të cilën Gjilani e humbi nga klubi qipriot Apoel në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 0:2.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Policia ka njoftuar se pas mbledhjes së provave do të jetë prokuroria ajo që do të merret me këtë rast.

“Në këtë fazë jemi në kompletim të raporteve, deklaratave dhe grumbullim të provave dhe pas mbledhjes së informatave dhe provave në bashkëpunim me prokurorin do të trajtohet rasti”, njofton policia.

Tutje bëhet e ditur se pasi që Policia është njoftuar për këtë incident kanë filluar të merren veprimet për të sqaruar këtë rast.

“Pas marrjes se informatës ne lidhje me ketë rast , Policia ka kontaktuar prokurorin kujdestar pran Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorinë janë duke u ndërmarr veprimet në drejtim të sqarimit të rrethanave te këtij incidenti”, thuhet në përgjigje e Policisë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e ka dënuar ashpër këtë akt.

0 comment

You may also like

Leave a Comment