Home Lajme Ministria e Shëndetësisë konteston të dhënat e Bloomberg për vdekjet në Kosovë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë konteston të dhënat e Bloomberg për vdekjet në Kosovë nga COVID-19

by rks2008

Ministria e Shëndetësisë i është kundërpërgjigjur medias amerikane ‘Bloomberg’ pasi kjo e fundit gjatë ditës së sotme ka publikuar statistika ku Kosovën e ka radhitur të parën për nga numri i vdekjeve në botë në 1 milion banorë si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në një reagim në Facebook konstatoi se  numri i të vdekurve në Kosovë  në 1 milion banorë ka qenë 37.7 jo 54.2 siç paraqitet në statistikat e ‘Bloomberg’.

“Nëse këto të dhëna i kthejmë në raport me 1 milionë banorë, i bie që gjatë kësaj periudhe (20-26 gusht) numri i të vdekurve në 1 milionë banorë ka qenë 37.5. Jo 54.2. As lapsi i thjeshtë s’po e qet ashtu”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka thënë se nga data 20 deri më 26 gusht në Kosovë kanë vdekur 67 persona të prekur me COVID-19.

“Sipas datave si në vijim: më 20 gusht 13, 21 gusht-10, 22 gusht-9, 23 gusht-10, 24 gusht-13, 25 gusht-8 dhe 26 gusht -4. Numri i banorëve të Kosovës është 1.782.115”, thuhet në reagim.

Bloomberg ka raportuar për vdekjet nga COVID-19 nëpër botë ku Kosovën e ka radhitur të parën për nga numri i lartë i vdekjeve duke u bazuar në numrin e banorëve.

Deri sot në Kosovë kanë vdekur 499 persona si pasojë e infeksionit me COVID-19

0 comment

You may also like

Leave a Comment