Home Lajme Ky është i riu nga Dragashi që u mbyt në liqen

Ky është i riu nga Dragashi që u mbyt në liqen

by rks2008

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë edhe versionin zyrtar për tragjedinë e djeshme, ku i riu nga Komuna e Dragashit ka humbur jetën në një liqe që gjendet në territorin maqedonas në afërsi të kufirit me Kosovën.

Bëhet fjalë për viktimën me inicialet Florent Alushani rreth moshës 20 vjeç, trupi i të cilit tashmë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë shokët e tij që kishin kaluar bashkë ilegalisht kufirin po mbahen në stacionin policor të Tetovës për të marrë në pyetje rreth rastit.

Trupi i pa jetë i të ndjerit është nxjerrë sot rreth orës 10 të mëngjesit, derisa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësit e kërkimit nënujor dhe prokurori publik.

“Më 28.08.2020 në orën 14 e 50 është raportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në “Popova Sapka” se në territorin e vendi tonë Florent Alushani( rreth moshës 20 vjeç) së bashku me disa persona të tjerë nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë Veriore, ku më pas kishin hyrë për tu larë në “Liqenin e Karanikollës”, e që sipas raportit, Florent Alushani aty u mbyt.

Njëri nga personat ishte kthyer në Republikën e Kosovës dhe e kishte raportuar ngjarjen në stacionin policor në Dragash, nga ku më pas u njoftuar edhe Policia kufitare në Popva Shapka.

Më 29 gusht rreth orës 9, një ekip inspektues nga Tetova dhe Prokurori Publik kanë arritur në vendin e ngjarjes me helikopter dhe trupi i Florent Alushaniu hoq nga ujërat e liqenit.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e çështjes”,.

0 comment

You may also like

Leave a Comment