Home Lajme Kurti kritikon Qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë

Kurti kritikon Qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë

by rks2008

Kosova është në ditën e 169  prej kur janë shfaqur rastet  e para të COVID-19 dhe ka 3.352 raste aktive me këtë virus.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëri ka kritikuar qeverisjen e Avdullah Hotit, duke thënë se partitë e koalicionit bashkëqeverisës po cenojnë edhe shëndetin publik.

Përmes një postimi në  llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka krahasuar menaxhimin e pandemisë në kohën kur ai qeveriste me vendin dhe situatën e tanishme të krijuar me pandeminë dhe menaxhimin nga Qeveria Hoti.

Ish- kryeministri Kurti ka vazhduar ta quajë Qeverinë Hoti  “Qeveria Koti”  dhe konsideron se LDK-ja dhe kryeministri Hoti “nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj”.

Sipas tij, në kohën kur Qeveria Kurti mbushi 100 ditë, gazetari amerikan merrte Kosovën si shembull të shkëlqyer për menaxhimin e pandemisë, ndërsa tani që shumë shpejt do bëhen 100 ditë nën qeverisjen e Hotit, po marrim statistika të përmbysura nga mediat ndërkombëtare, se si Kosova është vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve nga virusi.

I njëjti ka shkruar se menaxhimi i mirë i rrezikut të virusit COVID-19, nuk varet nga fuqia apo madhësia e shtetit, por nga përgjegjësia e qeveritarëve të tij.

Sipas Kurtit “qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat”.

9 rastet e fundit të vdekjeve nga COVID-19 e ka çuar numrin në 508 të vdekur deri më tani që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë në muajin mars të këtij viti.

Por shtetet përreth prapë qëndrojnë më mirë se Kosova në raportin me numrin e vdekjeve në 1 milion banorë.

Në 1.8 milionë banorë sa ka Kosova, numri i vdekjeve ka shkuar në 508 persona.

0 comment

You may also like

Leave a Comment