Home Lajme Karantinë për kosovarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë

Karantinë për kosovarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë

by rks2008

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se Kosova  vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve, sa i takon situatës epidemiologjike rreth COVID-19.

Sipas këtij njoftimit, të gjtihë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen karantinës.

“Republika e Kosovës është ndër vendet që vazhdon të jetë në listën e kuqe të shteteve sa i takon situatës aktuale epidemiologjike rreth Covid-19, që do të thotë se të gjithë personat që vijnë nga Kosova në Slloveni, duhet t’i nënshtrohen një karantine të obliguar (vetizolimi) 14 ditësh”, thuhet në njoftim.

Sipas ambasadës, për kalim transit nëpër Slloveni, është paraparë që territori i Sllovenisë duhet të lëshohet brenda 12 orëve.

0 comment

You may also like

Leave a Comment