Home Kosovë Fillon shpërndarja e testit të maturës në rrjetet sociale

Fillon shpërndarja e testit të maturës në rrjetet sociale

by rks2008

Menjëherë pas fillimit të testit të maturës nëpër shkollat e Kosovës, ka nisur edhe shpërndarja e tyre në rrjete sociale nga nxënësit.

Në faqen e Facebook-ut, “Testi i Maturës 2020”, maturantët kanë dërguar pyetjet nga testi, përmes fotove, por edhe pyetje të shkruara direkt në faqe duke kërkuar ndihmë për përgjigje.

Kjo formë e shpërndarjes së pyetjeve nga testet e maturës, tashmë ka vite që po vazhdon të bëhet nga nxënësit, derisa nga autoritetet përkatëse të arsimit ende nuk ka ndonjë reagim, transmeton KOHA.

Testi i Maturës ka filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se 26.669 maturantë do t’i nënshtrohen testit, ndërsa organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus, ishte paralajmëruar se numri nëpër klasa i nxënësve do të ishte 12.

0 comment

You may also like

Leave a Comment